Oriz me qepë, hudër e bizele të fërguara
Çka ju nevojitet dhe sa nga ushqimet përbërëse:
200 deri 300gr oriz i zier (pesha e orizit të terur)40-50gr puter (për zierjen e pilafit)
2 qepë të mëdha apo 3 të mesme
3-4 thelba hudër
1 kanaqe bizele (rreth 300gr)
1 1/2 lugë e mesme (e reçelit) (lmr) krypë
biber i zi sipas shijes (orientimisht 1/2 lmr)
2 lugë të supës (ls) magdanoz i terur
2-3 ls vaj ulliri (apo cilido vaj që e përdorni për ushqim)
magdanoz i freskët (opcional)
Enët/pajisjet:
1 enë e thellë e rrumbullakët për zierjen e orizit (për mikrovalë)1 fërtere e thellë dhe relativisht e madhe (rreth 30cm diametër)
lugë për përzierje dhe servim
thikë
dërrasë për prerje
Përgatitja:
Hapi 1 - e zieni orizin si për pilaf me gjithë puterin dhe me 1lmr krypë (mund ta përcjellni receptin në bllogun 'Pilaf në mikrovalë')Hapi 2 - i copëtoni qepët në copa goxha të mëdha, rreth 2cm dhe filloni t'i fërgoni në vaj duke i përzier herë pas here. Kur ato të jenë zbutur, ia shtoni hudrën e coptuar imët dhe i fërgoni edhe disa minuta duke u kujdesur që hudra të mos digjet sepse mund të jep shije të idhët.
Hapi 3 - e zbrazni lëngun nga kanaqeja e bizeleve dhe i shtoni bizelet në fërtere dhe pas një përzierje ia shtoni krypën, biberin dhe magdanozin e terur. I përzieni sërish dhe e ndalni temperaturë në minimum.
Hapi 4 - ia shtoni masës së mësipërme pilafin e bardhë dhe i përzieni ngadalë, në temperaturën më të ulët nëse përdorni plinin apo e ndalni rrymën fare.
Deri më tani aroma e gjellës ju është shpërndarë në tërë shtëpinë. E servoni të nxehtë e të dekoruar me fletë magdanozi nëse ju gjinden, me mish të pjekur e sallatë të freskët.
No comments:
Post a Comment